“Megjithatë kam dëgjuar dhe shumë banorë të tjerë për dëshirën që kanë pasur për ta fituar Stenaldo”
Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Sabina Mete, ka qenë e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka folur për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Por jo vetëm kaq, pasi ajo u ndal edhe te banorët e tjerë të BBV 5, tashmë që i sheh jashtë. Sipas saj, dy personazhet që kanë qenë kryefjalë e këtij edicioni të reality show-t janë Miri dhe Selin.
Ajo shprehet se dy banorët e morën protagonizmin që në momentin që u bë ndarja e krevateve, që natën e parë.
“Dy personazhet që kanë qenë padyshim kryefjala e këtij “Big Brother”, që ndoshta nuk kanë qenë lojëtarët më të mirë të mundshëm të gjithë “Big Brotherave” të tjerë, por në këtë edicion patjetër që po, janë Miri dhe Selin. Që në momentin e ndarjes së krevatit e morën protagonizmin dhe në çdo prime për çdo akuzë, për çdo ofendim, çdo dinamikë që është kundrejt tyre, kanë qenë ndër njerëzit që kanë reaguar, Miri me shumë maturi, por dhe Selin jo vetëm për moshën që ka, por me gjithë pjekurinë, ftohtësinë, argumentet, është një vajzë elokuente, e zgjuar, e bukur, kështu që e ka merituar. Ndërsa nga ana tjetër, padiskutim edhe Miri që mbajti përsipër akuza vërtet të rënda dhe mbi shpatulla kishte edhe një marrëdhënie martesore dhe duke qenë se rrezikoi çdo gjë përsëri e mbajti.
Është një personazh që nuk ka ofenduar ndonjëherë aty brenda, krahasuar me këto çmenduritë që bëhen deri tek Dubai. Mendoj se e ka pasur argumentin, ftohtësinë. Janë dy personazhe që mendoj se mes tyre mund të ndahet fitorja. Megjithatë kam dëgjuar dhe shumë banorë të tjerë për dëshirën që kanë pasur për ta fituar Stenaldo. Nuk e përjashtoj edhe këtë. Sakrifica e atij djali është gjigante. Unë e arrita Stenaldon në shtëpi dhe vura re që i kishte këmbët e nxira sepse thoshte që shtëpia ishte shumë e madhe për të dhe vritej nga objekte të ndryshme që gjente gjatë rrugës. Përveç se e ka trajtuar veten si gjithë banorët e tjerë, ka pasur argumentin, elokuencën, ftohtësinë, të gjithë logjikën dhe shembulli që mund të tregojë se “Big Brother” nuk mund të fitohet vetëm me ofendime dhe duke bërtitur”, tha Sabina Mete.