Reali e merr një goditje e rëndë, Courtois do ta humbë çerekfinalen me Bayernin - Gazeta Express
string(78) "reali-e-merr-nje-goditje-e-rende-courtois-do-ta-humbe-cerekfinalen-me-bayernin"

Sport

Gazeta Express

19/03/2026 14:08

Reali e merr një goditje e rëndë, Courtois do ta humbë çerekfinalen me Bayernin

Sport

Gazeta Express

19/03/2026 14:08

Lajme shumë të këqija për Real Madridin. Portieri titullar, Thibaut Courtois e ka pësuar një lëndim muskulor dhe do të mungojë për një kohë, duke e humbur edhe përballjen e madhe të çerekfinaleve të Champions League kundër Bayern Munichut.

Pas ekzaminimeve mjekësore, klubi madrilen konfirmoi se gardiani belg e ka pësuar një dëmtim në muskulin e kofshës së djathtë.

Për këtë arsye ai pritet të qëndrojë jashtë fushave për disa javë, ndërsa gjendja e tij do të monitorohet në vazhdim, përcjell “Gazeta Express”.

Sipas raportimeve të fundit, Courtois mund të mungojë rreth gjashtë javë, çka do të thotë se ai nuk do të jetë i disponueshëm për dy ndeshjet çerekfinale të Championsit ndaj Bayernit.

Ky është një problem i madh për Realin, i cili tashmë po përballet me disa mungesa në skuadër.

Në mungesë të Courtois, pritet që portieri ukrainas Andriy Lunin ta marrë vendin e tij në formacionin titullar, duke filluar nga ndeshjet e ardhshme.

Lëndimi i portierit belg vjen në një moment delikat të sezonit, kur madrilenët po luftojnë në disa fronte dhe përballja me Bayernin konsiderohet një nga sfidat më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement