Kurti për Presidentin: Po e presim aktgjykimin, duhet të tregojmë përgjegjësi shtetërore dhe durim politik, jam optimist - Gazeta Express
string(117) "kurti-per-presidentin-po-e-presim-aktgjykimin-duhet-te-tregojme-pergjegjesi-shteterore-dhe-durim-politik-jam-optimist"

Lajme

Gazeta Express

19/03/2026 10:25

Kurti për Presidentin: Po e presim aktgjykimin, duhet të tregojmë përgjegjësi shtetërore dhe durim politik, jam optimist

Lajme

Gazeta Express

19/03/2026 10:25

Kryeministri Albin Kurti tha se po e pret aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, për ta trajtuar më pas çështjen e zgjedhjes së Presidentit.

I pyetur se çfarë kompromisi është në gjendje të bëjë për të zgjedhur Presidentin, në rast se Kushtetuesja jep 60 ditë kohë, siç kërkon LVV-ja, Kurti tha se duhet të tregojnë “përgjegjësi shtetërore dhe durim politik”.

“Jemi duke e pritur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Duhet të tregojmë përgjegjësi shtetërore dhe durim politik. Jam optimist natyrisht për të ardhmen”, tha ai.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme me të cilën u është ndaluar presidentes dhe Kuvendit çdo veprim deri në fund të këtij muaji.

Advertisement
Advertisement
Advertisement