Raporti i ‘Freedom House’: Serbia më e dobëta në rajon për liritë - Gazeta Express
string(62) "raporti-i-freedom-house-serbia-me-e-dobeta-ne-rajon-per-lirite"

Lajme

Gazeta Express

19/03/2026 8:50

Raporti i ‘Freedom House’: Serbia më e dobëta në rajon për liritë

Lajme

Gazeta Express

19/03/2026 8:50

Sipas raportit më të fundit “Liria në Botë 2025” nga Freedom House, Serbia renditet si vendi me performancën më të dobët në Ballkanin Perëndimor për sa i përket të drejtave politike dhe lirive qytetare, me gjithsej 53 pikë.

Pas saj vjen Bosnja dhe Hercegovina me 54 pikë, ndërsa në pjesën tjetër të rajonit renditen Mali i Zi me 68 pikë dhe Maqedonia e Veriut me 67 pikë.

Raporti përfshin vlerësime për 195 vende dhe 13 territore në mbarë botën, duke analizuar zhvillimet gjatë periudhës nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2025.

Sipas gjetjeve, viti 2025 shënoi vitin e 20-të radhazi të rënies së lirisë globale. Puçet ushtarake, dhuna ndaj protestuesve paqësorë dhe përpjekjet për dobësimin e garancive kushtetuese janë ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë trend negativ.

Në total, 54 vende shënuan përkeqësim të të drejtave politike dhe lirive qytetare, ndërsa vetëm 35 vende regjistruan përmirësime.

Raporti thekson gjithashtu se vetëm 21 për qind e popullsisë së botës jeton në vende të konsideruara “të lira”, një rënie e ndjeshme nga 46 për qind që ishte para dy dekadash.

Ndër vendet që pësuan rënien më të madhe gjatë një viti janë Guinea-Bissau, Tanzania, Burkina Faso, Madagaskari dhe El Salvadori, ndërsa përmirësimet më të mëdha u regjistruan në Siri, Sri Lanka, Bolivia dhe Gabon.

Po ashtu, Bolivia, Fixhi dhe Malaui u avancuan nga statusi “pjesërisht të lira” në “të lira”, falë zgjedhjeve konkurruese, rritjes së pavarësisë së gjyqësorit dhe forcimit të sundimit të ligjit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement