Sulmet ndaj vendeve të Gjirit nuk ndalen gjatë natës, rrëzohen dronë e raketa balistike - Gazeta Express
string(86) "sulmet-ndaj-vendeve-te-gjirit-nuk-ndalen-gjate-nates-rrezohen-drone-e-raketa-balistike"

Lajme

Gazeta Express

19/03/2026 8:40

Sulmet ndaj vendeve të Gjirit nuk ndalen gjatë natës, rrëzohen dronë e raketa balistike

Lajme

Gazeta Express

19/03/2026 8:40

Sulmet ndaj vendeve të Lindjes së Mesme vazhduan gjatë gjithë natës pasi Irani kërcënoi të godiste “rafineritë e naftës dhe gazit” të lidhura me SHBA-në në Gjirin Persik, pas një sulmi në në Parsin Jugor

Arabia Saudite raportoi numrin më të madh të sulmeve gjatë natës, me shtatë përditësime të lëshuara që nga ora 22:00 e mbrëmjes së djeshme, sipas orës locale.

Ministria saudite e Mbrojtjes thotë se ka rrëzuar 17 dronë dhe dy raketa balistike në kryeqytetin Riad dhe në “rajonet lindore” të vendit.

Pas sulmeve hakmarrëse iraniane në kompleksin e saj energjetik Ras Laffan të mërkurën, Katari njoftoi se ishte goditur përsëri në orët e para të së enjtes, me dëme materiale, por pa viktima të raportuara.

Emiratet e Bashkuara Arabe raportuan rreth orës 03:30 se sistemet e mbrojtjes ajrore po interceptonin raketa balistike, ndërsa avionët luftarakë ishin në qiell duke interceptuar dronë.

Bahreini lëshoi ​​tre paralajmërime gjatë gjithë natës, duke i nxitur vendasit të kërkonin strehim. Ushtria kuvajtiane doli me ​​një deklaratë pak kohë më parë se po përballej me “sulme armiqësore me raketa dhe dronë”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement