Gati 24 orë pas daljes nga Big Brother VIP Albania, DJ Gimbo (emri i vërtetë Gëzim Blakaj), mbetet i heshtur, duke lënë fansat të spekulojnë mbi marrëdhënien e tij me Selin dhe me mikun e tij më të ngushtë, Gjestin
Artisti u largua mbrëmë nga shtëpia e famshme pas një nominimi të rregullt, por largimi i tij u shoqërua me shumë polemika.

Dyshimet për favorizime që thuhet se produksioni i bëri Mirit, një prej banorëve më të përfolur, ndezën debatin në rrjetet sociale. Situata u komplikua edhe më shumë nga romanca e tij me balerinën Selinë Bollati, e cila aktualisht është një nga kryefjalët e programit.
Megjithatë, DJ Gimbo nuk ka postuar asnjë foto apo koment për mikun e tij të ngushtë, fituesin e Big Brother VIP 2025, Gjestin – që ndodhet për 30 ditë në paraburgim – apo për Selinin – të cilën e quan si “nusen e tij të ardhshme” dhe me të cilën filluan një romancë që e kurorëzuan me martesë brenda shtëpisë, pas gati 24 orë që doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, Gimbo i kishte thënë Selinit se gjëja e parë që do të bënte pas daljes ishte takimi me familjarët e Selinit, përfshirë vëllanë e saj, i cili po ashtu është DJ.
Por deri tani, ajo që dihet është se ai është kthyer në Prishtinë dhe është parë vetëm duke darkuar në një restorant në Hajvali, pa dhënë asnjë koment publik.
Ndërkohë, Selin ka mbajtur premtimin e saj dhe i ka folur Gimbos përmes kamerave të Big Brother në mëngjes, duke përfunduar momentin me lot dhe emocione, ashtu siç i kishte premtuar.
Fansat e programit tani presin me padurim nëse DJ Gimbo do të reagojë për të qetësuar spekulimet mbi marrëdhëniet e tij me Gjestin dhe Selinin apo dëshiron që të pushojë pas presionit që pati nga nominimi në Big Brother. / GazetaExpress /