"Ndahet nga jeta Rozana Radi" - Reagon këngëtarja e njohur - Gazeta Express
string(54) "ndahet-nga-jeta-rozana-radi-reagon-kengetarja-e-njohur"

Yjet

Gazeta Express

18/03/2026 19:07

“Ndahet nga jeta Rozana Radi” – Reagon këngëtarja e njohur

Yjet

Gazeta Express

18/03/2026 19:07

“Imagjino të isha diku ku të mos kisha valë”

Personazhet e njohur herë pas here përballen me lajme të rreme që shkruhen për ta. Ditën e sotme një media shqiptare ka publikuar një lajm për këngëtaren e njohur, Rozana Radi.

Media në fjalë ka publikuar një fotografi të artistes, ku gjithashtu i ka vendosur dhe një foto të një aksidenti me makinë.

“Shuhet nga jeta këngëtarja Rozana Radi”, shkruhet krahas këtij imazhi.

Lidhur me këtë lajm të rremë ka reaguar menjëherë moderatorja e “Goca dhe Gra”. Ajo ka bërë një postim në “Instastory” ku shkruan:

“Merreni me mend çfarë janë në gjendje të bëjnë portalet online”.

Më pas, këngëtarja e njohur shkruan:

“Imagjino të isha diku ku të mos kisha valë. Do ishin çmendur familjarët. Nuk e di si ju mban toka”.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që shkruhen lajme të tilla për personazhet e njohur, të cilët menjëherë kanë përgënjeshtruar informacionet e rreme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement