Reagimi epik i Brahim Díazit kur e kuptoi se Maroku është kampion i ri i Kupës së Afrikës - Gazeta Express
string(89) "reagimi-epik-i-brahim-diazit-kur-e-kuptoi-se-maroku-eshte-kampion-i-ri-i-kupes-se-afrikes"

Sport

Gazeta Express

18/03/2026 9:12

Reagimi epik i Brahim Díazit kur e kuptoi se Maroku është kampion i ri i Kupës së Afrikës

Sport

Gazeta Express

18/03/2026 9:12

Brahim Díaz e përjetoi një moment të veçantë mbrëmë pasi e mësoi se Kombëtarja e Marokut u shpall kampion i Kupës së Afrikës (AFCON), pas vendimit zyrtar që ia dha titullin.

Mesfushori i Real Madridit u informua për këtë zhvillim pas ndeshjes së fundit me klubin e tij Real Madrid në fitoren 2:1 ndaj Manchester Cityt dhe kamerat e kapën reagimin e tij.

Fillimisht, ai u duk i habitur nga lajmi, përpara se të buzëqeshte dhe ta shfaqte qartë gëzimin për këtë vendim, shkruan “Gazeta Express”.

Ky moment ka marrë vëmendje në rrjetet sociale, sidomos duke e pasur parasysh rolin e tij në finalen e turneut, ku e kishte humbur një penallti vendimtare.

Vendimi i fundit i autoriteteve të futbollit afrikan për ta shpallur Marokun erdhi pasi u konsiderua se Senegali i kishte shkelur rregullat gjatë finales duke e lëshuar fushën, duke bërë që rezultati të ndryshohej në tavolinë. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement