Arsenali ka kaluar në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, për herë të tretë radhazi, pasi e mposhti Bayer Leverkusenin.
Të besuarit e Mikel Artetës bënë paraqitje të madhe në “Emirates”, duke eliminuar skuadrën gjermane me shifrat prej 3-1, prej dy ndeshjeve.
Ndeshja e parë ishte mbyllur 1-1 në Leverkusen, teksa kjo e dyta, në Londër, u mbyll 2-0.
Ishte Eberechi Eze që shënoi për 1-0, në minutën e 36-të të takimit, me një goditje të bukur nga distanca.
Pasi pjesa e parë u mbyll me shifra minimale, Arsenali e gjeti edhe një gol në të dytën.
Mesfushori tjetër anglez, Declan Rice i dha epërsinë e dyfishtë Arsenalit, dhe golin e kualifikimit tutje, në minutën e 63-të.
Në çerekfinale, Arsenali do të luajë ndaj Sportingut të Lisbonës, që më herët sot riktheu rezultatin ndaj Bodo/Glimtit nga 0-3 në 5-3, pas vazhdimeve./GazetaExpress/