Klubi i madh italian interesohet për Mason Greenwoodin - Gazeta Express
string(54) "klubi-i-madh-italian-interesohet-per-mason-greenwoodin"

Futboll

Gazeta Express

17/03/2026 18:23

Klubi i madh italian interesohet për Mason Greenwoodin

Futboll

Gazeta Express

17/03/2026 18:23

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Juventusi ka rifilluar interesimin për Mason Greenwoodin, ndërsa konkurrenca mes Arsenalit dhe Manchester Unitedit për Sandro Tonalin ka bërë që bardhezinjtë të vazhdojnë bisedimet me lojtarë të lirë si Leon Goretzka dhe Bernardo Silva.

Juventusi po përgatitet për merkaton e verës, edhe pse prioritetet kryesore mbeten sigurimi i një vendi në Ligën e Kampionëve dhe rinovimi i kontratës së trajnerit Luciano Spalletti.

Sipas raportimeve, marrëveshja me Spallettin është afër dhe pritet të zyrtarizohet deri në prill.

Klubi dhe trajneri kanë diskutuar tashmë për përforcimet e mundshme për sezonin 2026-27.

Një nga objektivat kryesorë është Greenwoodi, aktualisht te Marseille.

Klubi francez mund të detyrohet ta shesë nëse nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve, ndërsa çmimi i tij pritet të jetë të paktën 50 milionë euro.

Juventus e ka ndjekur Greenwoodin gjatë gjithë sezonit dhe lojtari kishte qenë i hapur për t’iu bashkuar klubit italian edhe dy vite më parë, por në atë kohë Marseille arriti ta transferonte nga Manchester Unitedi.

Në mesfushë, Goretzka dhe Bernardo Silva janë ndër objektivat kryesorë, pasi të dy mund të jenë të disponueshëm si lojtarë të lirë gjatë verës.

Juventusi ka zhvilluar kontakte me ta në javët e fundit.

Ndërkohë, objektivi kryesor në këtë repart mbetet Tonali, por çmimi i tij i lartë dhe interesimi i madh nga klubet e Premierligës, veçanërisht Arsenali dhe Manchester Unitedi, e bëjnë transferimin më të vështirë për bardhezinjtë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement