Izraeli thotë se ka vrarë kreun e sigurisë së Iranit, Ali Larijani - Gazeta Express
string(65) "izraeli-thote-se-ka-vrare-kreun-e-sigurise-se-iranit-ali-larijani"

Lajme

Gazeta Express

17/03/2026 11:06

Izraeli thotë se ka vrarë kreun e sigurisë së Iranit, Ali Larijani

Lajme

Gazeta Express

17/03/2026 11:06

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, njoftoi të martën se Ali Larijani, sekretar i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, ishte “eliminuar” të hënën në mbrëmje.

“Kryeministri dhe unë kemi udhëzuar IDF-në që të vazhdojë ndjekjen e udhëheqjes së regjimit të terrorit dhe shtypjes në Iran”, citohet të ketë thënë Katz në një deklaratë të Ministrisë izraelite të Mbrojtjes, raporton CNN, transmeton Gazeta Express.

Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim, e lidhur me shtetin, më vonë publikoi në kanalin e saj në Telegram një shënim të shkruar me dorë nga Larijani, në të cilin ai shpreh ngushëllime për pjesëtarët e marinës të vrarë. Letra ishte e datës 17 mars.

Advertisement
Advertisement
Advertisement