Kthimi i mundshëm i Neymarit te kombëtarja braziliane ka qenë një nga temat më të diskutueshme muajt e fundit, sidomos pas transferimit të sulmuesit te Santos me qëllim rikthimin në Botërorin 2026.
Megjithatë, trajneri Carlo Ancelotti ka vendosur ta lërë jashtë përbërjes për raundin ndërkombëtar të marsit.
Në një konferencë për shtyp të hënën, Ancelotti shpalli një skuadër prej 26 lojtarësh për ndeshjet e ardhshme të Brazilit në Amerikën e Veriut.
Në listë u përfshinë fytyra të reja si Gabriel Sara nga Galatasaray dhe Rayan nga Bournemouthi, por emri i Neymar mungonte.
Brazil do të përballet me dy kombëtare të mëdha evropiane gjatë raundit të marsit.
“Seleção” do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara për të luajtur ndaj Francës më 26 mars në “Gillette Stadium” në Foxborough, Massachusetts, dhe më pas ndaj Kroacisë më 31 mars në “Camping World Stadium” në Orlando, Florida.
Paraqitja e fundit e Neymarit për Brazilin ishte më 17 tetor 2023, në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës kundër Uruguait, ku ai pësoi një dëmtim të ACL-së që e mbajti jashtë fushave për më shumë se një vit.
Rrugëtimi i gjatë dhe i vështirë drejt formës së plotë e ka mbajtur sulmuesin legjendar jashtë planeve të Ancelottit në nivel ndërkombëtar që nga atëherë.
Kur u pyet për mungesën e Neymarit, Ancelotti tha se kishte vizituar ndeshjen Mirassol – Santos për të vëzhguar lojtarin: “Ishte planifikuar të shkoja në Mirassol për të parë ndeshjen Mirassol-Santos dhe të shikoja të dy ekipet. Na pritën shumë mirë atje. Neymar nuk luajti; është e rëndësishme ta theksoj këtë. Nuk kam asgjë më për të shtuar”.
Sipas raportimeve të “ESPN” në shkurt, Ancelotti kishte vendosur tashmë 18 nga 26 lojtarët që synon të marrë në Botërorin 2026.
Rodrygo, i cili pësoi një dëmtim të ACL-së, ishte pjesë e këtij grupi, dhe mungesa e tij krijon një vend bosh për një lojtar tjetër që mund të pretendojë një vend, ndërsa raundi i marsit shërben si një provë për disa kandidatë.
Skuadra e plotë që Carlo Ancelotti ka shpallur për miqësoret ndërkombëtare të marsit:
Portierët: Alisson, Bento, Ederson.
Mbrojtësit: Alex Sandro, Bremer, Danilo, Douglas Santos, Gabriel Magalhaes, Ibañez, Leo Pereira, Marquinhos, Wesley.
Mesfushorët: Andrey Santos, Casemiro, Danilo, Fabinho, Gabriel Sara.
Sulmuesit: Endrick, Gabriel Martinelli, Igor Thiago, Luiz Enrique, Matheus Cunha, Raphinha, Rayan, Vinicius Junior, Joao Pedro./GazetaExpress/