Tifozi e heq mjekrrën pas 675 ditësh, pasi skuadra e tij e fitoi një penallti - Gazeta Express
string(76) "tifozi-e-heq-mjekrren-pas-675-ditesh-pasi-skuadra-e-tij-e-fitoi-nje-penallti"

Futboll

Gazeta Express

16/03/2026 16:42

Tifozi e heq mjekrrën pas 675 ditësh, pasi skuadra e tij e fitoi një penallti

Futboll

Gazeta Express

16/03/2026 16:42

Kishin kaluar 675 ditë që nga hera e fundit kur Oxford United fitoi një penallti, derisa arbitri tregoi pikën e bardhë në stadiumin “Kassam” të shtunën.

Herën e fundit kur “U’s” fituan një penallti, trajner ishte Des Buckingham, kryeministër i Britanisë ishte Rishi Sunak dhe Italia ishte ende kampione e Evropës, shkruan “BBC”.

Por penalltia e së shtunës nuk i dha fund vetëm një serie që kishte zgjatur pothuajse dy vjet – ajo bëri që një tifoz i Oxford United më në fund të rruhej, pasi ishte betuar se nuk do ta bënte këtë derisa skuadra e tij të fitonte një të tillë.

Gary Hudson, i njohur më mirë si Fred Big-Ox, kishte shkuar në ndeshje me një paruke të verdhë dhe një mjekër blu për të mbledhur fonde për “The Joey Beauchamp Foundation” – një organizatë për shëndetin mendor e krijuar në nder të njërit prej lojtarëve më të mëdhenj në historinë e klubit, Joey Beauchamp.

“Filloi si shaka para Krishtlindjeve kur arritëm në 600 ditë… dhe pastaj fillova ta mbaja,” kishte shpjeguar ai më parë.

“Pastaj njerëzit më thanë se duhet ta bëja me sponsorizim, kështu që mendova të mbledh para për ‘Joey Beauchamp Foundation’ – pse jo?”

Të shtunën, seria përfundoi kur Cameron Brannagan shënoi nga pika e bardhë.

“Ishte një moment surreal, thjesht hodha gjithçka në ajër,” tha Gary.

“Momenti më qesharak për mua ishte kur dy miq të mi erdhën të më takonin dhe kaluan drejt pranë meje pa e kuptuar që isha unë, sepse nuk kisha më mjekrën.”

Pasi hoqi mjekrën e rreme, Gary e rruajti edhe mjekrën e tij të vërtetë drejtpërdrejt në emisionin e mëngjesit të “BBC Radio Oxford” me Sophie Law të hënën në mëngjes – duke thënë se tani ndihej “ftohtë”.

Përveç kësaj sfide me mjekrën, Gary ka mbledhur edhe qindra paund për “Joey Beauchamp Foundation”.

Pas ndeshjes, trajneri i Oxfordit, Matt Bloomfield, e falënderoi Garyn për “gjestin fantastik”.

“Jam i lumtur që më në fund fituam një penallti dhe që gjithashtu janë mbledhur para për një kauzë të mirë,” shtoi Bloomfield./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement