Guardiola tregon se si Man City mund ta përmbysë Realin - Gazeta Express
string(55) "guardiola-tregon-se-si-man-city-mund-ta-permbyse-realin"

Sport

Gazeta Express

16/03/2026 15:32

Guardiola tregon se si Man City mund ta përmbysë Realin

Sport

Gazeta Express

16/03/2026 15:32

Nesër mbrëma do të zhvillohet ndeshja e kthimit e së tetës së finales së Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Real Madridit.

“Los Blancos” e fituan “raundin e parë” bindshëm me rezultat 3:0, ndërsa dueli kryesor i së tetës së finales do të luhet në “Etihad Stadium”, shkruan “Gazeta Express”.

Trajneri Pep Guardiola theksoi se skuadra e tij duhet të jetë perfekte për të pasur shanse përballë madrilenëve.

“Po, duhet të jemi perfektë. Nuk kërkoj ta befasoj Real Madridin. Ndonjëherë, kur luan me dy ‘false nine’, mund të shënosh katër ose pesë gola. Shkojmë atje për të provuar të shënojmë”, u shpreh trajneri spanjoll.

Cityt i nevojitet një lojë e madhe dhe një përmbysje e paparë për t’i eliminuar Kylian Mbappen me shokë, të cilët kanë udhëtuar drejt Anglisë për ta prerë biletën e çerekfinales.

Federico Valverde ishte i hatashëm në “Santiago Bernabeu” duke i shënuar të tre golat e madrilenëve, të cilët i kishin disa mungesa, përfshirë këtu ato të Mbappe e Bellingham. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement