Lufta në Iran po rrit normat e kredive hipotekare në Zvicër - Gazeta Express
string(59) "lufta-ne-iran-po-rrit-normat-e-kredive-hipotekare-ne-zvicer"

Lajme

Gazeta Express

16/03/2026 13:44

Lufta në Iran po rrit normat e kredive hipotekare në Zvicër

Lajme

Gazeta Express

16/03/2026 13:44

Konflikti po shkakton jo vetëm rritje të çmimeve të karburantit, por edhe të normave të interesit për kreditë hipotekare.

Deri më tani, nëntë nga dhjetë pompa benzine në Zvicër kanë rritur tashmë çmimet. Por jo vetëm shoferët po preken nga lufta e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit: edhe pronarët e shtëpive po ndiejnë ndikimin e saj, transmeton albinfo.ch.

“Kurba e rendimentit për kreditë hipotekare me normë fikse është në rritje”, tha Fredy Hasenmaile, kryeekonomist në bankën Raiffeisen.

Ai theksoi se kjo prirje në rritje pritet të vazhdojë, duke u bazuar në rritjen e vazhdueshme të çmimeve të naftës.

Ky skenar është shumë i mundshëm, sipas Claudio Saputelli, kryeekonomist në UBS, i cili vuri në dukje se kostoja e kredive me normë fikse për 10 vjet është rritur që nga fundi i shkurtit, kur filloi lufta.

Advertisement
Advertisement
Advertisement