Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar aktoren shqiptare Luana Bajrami-Rahmani dhe të gjithë ekipin pas suksesit të madh në ceremoninë e 98-të të çmimeve ‘Oscars’, ku filmi i shkurtër “Two People Exchanging Saliva” u shpall fitues i kategorisë Best Live Action Short Film.
Në postimin e saj në X, Osmani e ka përshkruar Bajramin si një aktore të guximshme, e cila përfaqëson më të mirën e rinisë kosovare: talent, vendosmëri dhe besim për të ndjekur ëndrrat më të mëdha.
“Urime Luanës Bajrami-Rahmani dhe gjithë ekipit pas filmit të shkurtër që fitoi ‘Oscar’, “Two People Exchanging Saliva”, fitues i Çmimit të Akademisë për Filmin më të Mirë të Veprimit të Drejtpërdrejtë”, shkruan Osmani në X.
Filmi, ku Bajrami luan rolin kryesor, tregon historinë e një shitëseje në një dyqan luksoz dhe trajton temëra si lufta e mentaliteteve dhe kontrolli shoqëror. Gjatë ceremonisë, aktorja u ngjit edhe vet në skenë për të marrë çmimin prestigjioz.
