Në një incident befasues para ndeshjes së rëndësishme si mysafir ndaj Liverpoolit, trajneri i përkohshëm i Tottenham Hotspurit, Igor Tudor, duket se ngatërroi Allan Dixon, zyrtarin ndërlidhës të lojtarëve në klub, me Arne Slotin.
Ngatërrimi i Tudorit ndodhi pak para fillimit të ndeshjes dhe tërhoqi menjëherë vëmendjen e tifozëve dhe përdoruesve në rrjetet sociale, ku situata u komentua me humor dhe u bë virale.
Igor Tudor thought this random bald man was Slot 😭😭😭pic.twitter.com/lyaxwapxib
— Anfield Edition | æ (@AnfieldEdition) March 15, 2026
Ndërkaq, në fushë, ndeshja u mbyll me barazim.
Skuadra e Tudorit mori një pikë të madhe në “Anfield”, duke gjetur barazimin në minutën e 90-të me anë të Richarlisonit.
Momentalisht, Tottenhami është i 16-ti në tabelën e Premierligës, me 30 pikë, derisa Liverpoli është i pesti me 49 pikë./GazetaExpress/