Raphinha shënoi tre gola dhe ndihmoi Barcelonën të fitojë 5-2 ndaj Sevillës, duke rikthyer epërsinë prej katër pikësh në krye të La Liga.
Braziliani realizoi dy herë nga penalltia në pjesën e parë, ndërsa më pas Dani Olmo shënoi për 3-0
. Sevilla arriti të ngushtojë rezultatin para pushimit me golin e Oso.
Në pjesën e dytë, Raphinha kompletoi “hat-trickun” pas një aksioni të nisur nga Fermín López.
Më pas João Cancelo shënoi golin e pestë për Barcelonën.
Në fund, Djibril Sow realizoi golin e nderit për Sevillën.
Barcelona regjistroi fitoren e 15-të radhazi në shtëpi dhe vazhdon serinë e gjatë pa humbje ndaj Sevillës në fushën e vet.
Me këtë fitore, skuadra e drejtuar nga Hansi Flick shkoi në kuotën e 70 pikëve, katër më shumë se Reali në vendin e dytë./GazetaExpress/