Autoritetet iraniane njoftuan arrestimin e 20 personave në qytetin Urmi, të akuzuar për dërgimin e lokacioneve ushtarake, policore dhe të sigurisë në Izrael.
Agjencia e Lajmeve Tasnim, e lidhur me Trupat e Gardës së Revolucionit Islamik, raporton se disa rrjete mercenarësh të dyshuara për lidhje me agjentët izraelitë janë goditur. Arrestimet u kryen pas një urdhri gjyqësor, sipas deklaratës së prokurorit qendror të Azerbajxhanit Perëndimor.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë mbi identitetin e të arrestuarve ose mbi hetimet e mëtejshme, por njoftimi vjen në një kohë kur tensionet midis Iranit dhe Izraelit mbeten të larta.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...