Deputeti i PDK-së akuzon Kurtin për negociata sekrete: Po e zhvendos zyrën e strukturave paralele nga Nishi në Mitrovicë - Gazeta Express
string(119) "deputeti-i-pdk-se-akuzon-kurtin-per-negociata-sekrete-po-e-zhvendos-zyren-e-strukturave-paralele-nga-nishi-ne-mitrovice"

Lajme

Gazeta Express

14/03/2026 17:06

Deputeti i PDK-së akuzon Kurtin për negociata sekrete: Po e zhvendos zyrën e strukturave paralele nga Nishi në Mitrovicë

Lajme

Gazeta Express

14/03/2026 17:06

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po e zhvendos zyrën e strukturave paralele të Serbisë nga Nishi në Veri të Mitrovicës.

Behrami ka thënë se Kurti pas “negociatave sekrete” sot ka marrë vendim të legalizojë edhe dokumentet e strukturat paralele të Serbisë.

“Nga moskundërshtimi kemi kaluar te pranimi, legjitimimi dhe legalizimi i plotë i tyre”, ka shkruar Behrami.

Postimi i plotë:

 Albin Kurti po e zhvendos zyrën e strukturave paralele të Serbise nga Nishi në veri të Mitrovicës

Njëherë Bashkimi Evropian i pranoi dokumentet e strukturave paralele.

Atëherë Albini nuk i kontestoi.

Pas negociatave sekrete, sot i legalizoi dokumentet dhe strukturat paralele dhe kriminale të Serbisë në Kosovë.

Nga moskundërshtimi kemi kaluar te pranimi, legjitimimi dhe legalizimi i plotë i tyre.

Hapi i radhës do të jetë që selia që lëshon dokumentet e strukturave paralele të Serbisë mos të jetë më Nishi, por veriu i Kosovës.

Sepse, këtë e ka pranuar edhe në Bruksel, edhe në Ohër, edhe sot në Prishtinë!

Advertisement
Advertisement
Advertisement