Takimi Sorensen-Kurti, flet shefi i zyrës së BE'së: Ligji për të huajt do të zbatohet me disa masa shtesë - Gazeta Express
string(102) "takimi-sorensen-kurti-flet-shefi-i-zyres-se-bese-ligji-per-te-huajt-do-te-zbatohet-me-disa-masa-shtese"

Lajme

Gazeta Express

14/03/2026 8:59

Takimi Sorensen-Kurti, flet shefi i zyrës së BE’së: Ligji për të huajt do të zbatohet me disa masa shtesë

Lajme

Gazeta Express

14/03/2026 8:59

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, pas takimit të emisarit të BE-së Peter Sorensen me kryeministrin Albin Kurti, tha se u arrit pajtimi që zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe ai për Automjete të nisë zbatimin me disa masa shtesë “përmbajtjesore”.

“Jemi përqendruar për zbatimin e ligjit për të huajt, që do të fillojë nga nesër. Kemi pasë bisedime intensive me Qeverinë e Kosovës gjatë javëve të fundit dhe sot është arritur pajtimi zbatimit të Ligjit mbi të Huajt me disa masa përmbajtjesore shtesë, sidomos kur bëhet fjalë për regjistrimin e banorëve serbë të Kosovës dhe personave me leje qëndrimi të përkohshme”./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement