Bllokohet përkohësisht një rrugë në Obiliq, Komuna tregon kur përfundojnë punimet dhe kur rihapet ajo për qarkullim - Gazeta Express
string(114) "bllokohet-perkohesisht-nje-rruge-ne-obiliq-komuna-tregon-kur-perfundojne-punimet-dhe-kur-rihapet-ajo-per-qarkullim"

Lajme

Gazeta Express

13/03/2026 20:19

Bllokohet përkohësisht një rrugë në Obiliq, Komuna tregon kur përfundojnë punimet dhe kur rihapet ajo për qarkullim

Lajme

Gazeta Express

13/03/2026 20:19

Komuna e Obiliqit ka njoftuar se, për shkak të realizimit të punimeve për asfaltimin dhe renovimin e rrugës “Ferid Curri” në Obiliq, do të bëhet mbyllja e përkohshme e qarkullimit për automjete në segmentin e paraqitur në hartën e bashkëngjitur.

Në njoftim shtohet edhe se bllokimi i qarkullimit do të realizohet në këtë periudhë kohore: 13 mars 2026 – fillimi i mbylljes së rrugës; 14 mars 2026 deri në ora 12:00 – përfundimi i punimeve dhe rihapja e rrugës për qarkullim

Postimi:

Njoftim për bllokimin e përkohshëm të rrugës “Ferid Curri” në Obiliq

Njoftohen të gjithë banorët dhe pjesëmarrësit në komunikacion se, për shkak të zhvillimit të punimeve në kuadër të projektit të kogjenerimit dhe realizimit të punimeve për asfaltimin dhe renovimin e rrugës “Ferid Curri” në Obiliq, do të bëhet mbyllja e përkohshme e qarkullimit për automjete në segmentin e paraqitur në hartën e bashkëngjitur.

Bllokimi i qarkullimit do të realizohet në këtë periudhë kohore:

13 mars 2026 – fillimi i mbylljes së rrugës

14 mars 2026 deri në ora 12:00 – përfundimi i punimeve dhe rihapja e rrugës për qarkullim.

Gjatë kësaj periudhe, qarkullimi i automjeteve në këtë segment rrugor do të jetë i ndaluar përkohësisht.

Qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve luten të përdorin rrugët alternative, sipas orientimit të paraqitur në hartë dhe sinjalizimit të vendosur në terren.

Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion për këtë ndërhyrje të përkohshme, e cila realizohet me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës rrugore dhe kushteve të qarkullimit në këtë zonë.

Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.

Zyra për Informim, Obiliq.

Advertisement
Advertisement
Advertisement