Gimbo dhe Rogerti kanë patur debate të forta brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, ku nuk kanë munguar ofendimet ndaj njëri-tjetrit.
Mbrëmjen e djeshme Gimbo i ka kujtuar Rogertit historitë e tij personale që i ka thënë vetë ai. Banori nuk e ka kundërshtuar, vetëm i thoshte ku e kishte gabim.
Ndërkohë në një moment, Dj Gimbo iu drejtua duke i thënë se për shpifjet që ka bërë, me të jashtë do të shihet në gjyq. Më pas ai shton se për çështjen e kafes që Rogerti i përmend, do të përfundojë me kanun.
Pjesë nga debati:
Rogerti: Të paktën unë nuk ja fus xuxuk për qetësim
Gimbo: Diçka të kallëzoj unë, për shpifjet e tua që ke bërë ti, jashtë shihesh në gjyq me mua
Rogerti: Për ty në gjyq?
Gimbo: Për punën e kafes
Rogerti: Nuk ka gjyq që më ndal mua me pi kafe me ty o zotëri
Gimbo: Jo, jo, këtu nuk e fus ligjin fare unë
Rogerti: Do të pimë kafe para gjyqit ne o vëlla
Gimbo: Këtu punë i mbaroj me kanun unë
Rogerti: Ti nuk ke kanun
Gimbo: Burrash mendon që nuk kam kanun?
Rogerti: Një mashkull që përdoret nga një femër nuk ka kanun
Gimbo: Nuk kam kanun a? Po një mashkull që ofendon një femër? A je ai që kërcënon edhe më të rinjtë, një femër?
Rogerti: Kanuni i Lek Dukagjinit nuk të përket ty, nuk ke mundësi me e përdor.
Gimbo: A do vish tek unë? hajde
Gimbo: I kallëzoj unë si flasim jashtë.