13 të burgosur në Smrekonicë përfundojnë programin për “Menaxhimin e Zemërimit”, SHKK jep detaje - Gazeta Express
string(93) "13-te-burgosur-ne-smrekonice-perfundojne-programin-per-menaxhimin-e-zemerimit-shkk-jep-detaje"

Lajme

Gazeta Express

13/03/2026 18:29

13 të burgosur në Smrekonicë përfundojnë programin për “Menaxhimin e Zemërimit”, SHKK jep detaje

Lajme

Gazeta Express

13/03/2026 18:29

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se 13 të burgosur kanë përfunduar me sukses programet rehabilituese për të burgosur “Menaxhimi i Zemërimit”, që është zhvilluar në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë.

Në njoftim shtohet edhe se, qëllimi i programit ka qenë zhvillimi i aftësive psikosociale të pjesëmarrësve, rritja e vetëkontrollit emocional, përmirësimi i sjelljes ndërpersonale dhe forcimi i aftësisë për marrjen e vendimeve të përgjegjshme dhe të ligjshme në situata të ndryshme jetësore, përcjell Express.

‘’ Programi është realizuar në përputhje me politikat rehabilituese, plan-programin institucional dhe standardet profesionale për trajtimin e të burgosurve’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Postim:

Në QK Smrekonicë përfundojnë me sukses programet rehabilituese “Menaxhimi i Zemërimit”

Në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë kanë përfunduar me sukses programet rehabilituese për të burgosur “Menaxhimi i Zemërimit”, në të cilat kanë marrë pjesë 13 të burgosur. Programi është realizuar në përputhje me politikat rehabilituese, plan-programin institucional dhe standardet profesionale për trajtimin e të burgosurve.

Qëllimi i programit ka qenë zhvillimi i aftësive psikosociale të pjesëmarrësve, rritja e vetëkontrollit emocional, përmirësimi i sjelljes ndërpersonale dhe forcimi i aftësisë për marrjen e vendimeve të përgjegjshme dhe të ligjshme në situata të ndryshme jetësore.

Programi është realizuar dhe udhëhequr nga zyrtarët socialë profesionistë: znj. Hidajete Hyseni, z. Nehat Haradinaj dhe znj. Lauretë Mlinaku, të cilët kanë kontribuar me përkushtim dhe profesionalizëm gjatë gjithë procesit të zbatimit.

Në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave morën pjesë Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm për Trajtimin e të Burgosurve, Ridvan Hoti, Drejtoresha e Departamentit për të Burgosur dhe të Mitur, Trendelina Qorraj, si dhe Drejtori i Qendrës Korrektuese në Smrekonicë, Avni Miftari.

Ky aktivitet dëshmon përkushtimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës në zhvillimin e programeve rehabilituese dhe në forcimin e qasjes profesionale dhe humane ndaj trajtimit të të burgosurve, me qëllim rehabilitimin e tyre dhe rritjen e sigurisë publike.

Advertisement
Advertisement
Advertisement