Rezistenca Islamike në Irak, një grup i fraksioneve të armatosura të mbështetura nga Irani, ka marrë përgjegjësinë për rrëzimin e një aeroplani ushtarak amerikan në Irakun perëndimor të enjten.
Grupi tha në një deklaratë se kishte rrëzuar aeroplanin KC-135 “në mbrojtje të sovranitetit dhe hapësirës ajrore të vendit tonë”. Megjithatë, të premten Komanda Qendrore e SHBA-së ka deklaruar se incidenti i aeroplanit nuk ishte shkaktuar nga “zjarri armiqësor apo miqësor”, dhe se ishte i përfshirë edhe një aeroplan tjetër.
Ushtria amerikane ka konfirmuar vdekjen e katër anëtarëve në avion. Përpjekjet për shpëtim po vazhdojnë për dy pjesëtarë të tjerë që ishin aty.