Ministria e Kulturës ka shkarkuar drejtorin e “Teatrit të Gostivarit”, Sulejman Rushiti.
Gazeta KOHA merr vesh se, shkarkimi i Rushitit ka ndodhë me kërkesë të koalicionit VLEN, pasi sipas ndarjes, detyra e drejtorit të Teatrit në Gostivar i është ndarë Lëvizjes Arbëria. Arbëria, pjesë e VLEN-it, sipas marrëveshjes, duhet të merrte katër drejtori, ndërda deri tani, vetëm një i është ndarë – Gjinekologjia në Çair. Ndryshe, Sulejman Rushiti, ish-ministër i Arsimit, e drejtonte Teatrin e Gostovarit prej më shumë se dy vitesh, ndërsa shkaqet zyrtare të shkarkimit nga ana e Ministrisë nuk janë specifikuar ende plotësisht në vendimin e publikuar. Rushiti fillimisht ka qenë pjesë e PDSH-së, pastaj e Demokracisë së Re të Imer Selmanit, ndërkohë që fundmi, ishte afruar me VLEN-in. (koha.mk)
tag_katrorimaqedoni_2