“Ajo ishte e shtypur nga shumë njerëz” - ish-burri i Britney Spears e krahasoi atë me gratë iraniane - Gazeta Express
string(96) "ajo-ishte-e-shtypur-nga-shume-njerez-ish-burri-i-britney-spears-e-krahasoi-ate-me-grate-iraniane"

Yjet

Gazeta Express

12/03/2026 18:52

“Ajo ishte e shtypur nga shumë njerëz” – ish-burri i Britney Spears e krahasoi atë me gratë iraniane

Yjet

Gazeta Express

12/03/2026 18:52

“Unë vërtet besoj se ajo është një grua e fortë dhe se mund të kthehet”

Ish-partneri i Britney Spears, Sam Asghari, ka folur së fundmi për këngëtaren e famshme duke pretenduar se ajo ka përjetuar shtypje nga njerëzit përreth saj, duke e krahasuar përvojën e saj me atë të grave në Iran.

Aktori 32-vjeçar u shfaq në emisionin “Piers Morgan Uncensored” të mërkurën, më 11 mars, ku foli kryesisht për situatën në Iran, vendin ku lindi.

Gjatë bisedës, Piers Morgan e pyeti për trazirat e fundit rreth artistes, disa ditë pas arrestimit të saj për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

“Duke ardhur nga Irani dhe duke parë gra që shtypen… Nuk i krahasoj saktësisht dy situatat… Por ajo u shtyp nga shumë njerëz që përfituan prej saj”, tha ai.

Më pas 32-vjeçari shtoi për këngëtaren:

“E kam parë çfarë ka kaluar. Edhe pse ishim të martuar vetëm për një vit, ishim bashkë për shtatë vjet, kështu që respekti im për të do të jetë gjithmonë aty”.

Sam Agari theksoi gjithashtu se beson që këngëtarja mund t’i kapërcejë vështirësitë me të cilat përballet, duke thënë: “Unë vërtet besoj se ajo është një grua e fortë dhe se mund të kthehet.”

Britney Spears u arrestua javën e kaluar pasi një ngjarje e rrezikshme në një autostradë u regjistrua në një telefonatë në 911. Ajo u lirua më vonë dhe pritet të paraqitet në gjykatë më 4 maj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement