Akuzohet për kërcënim ndaj gjyqtarit, zyrtari i Drenicës, Granit Koci ekskluzivisht për “Express” zbulon gjithçka që ndodhi - Gazeta Express
string(119) "akuzohet-per-kercenim-ndaj-gjyqtarit-zyrtari-i-drenices-granit-koci-ekskluzivisht-per-express-zbulon-gjithcka-qe-ndodhi"

Sport

Gazeta Express

12/03/2026 16:39

Akuzohet për kërcënim ndaj gjyqtarit, zyrtari i Drenicës, Granit Koci ekskluzivisht për “Express” zbulon gjithçka që ndodhi

Sport

Gazeta Express

12/03/2026 16:39

Zyrtari i FC Drenicës, Granit Koci i ka hedhur poshtë akuzat për kërcënim ndaj gjyqtarit, në ndeshjen mes Drenicës dhe Dukagjinit.

Komisioni i Garave i Superligës bëri inicim disiplinor ndaj përfaqësuesit të klubit Kuqezi, ndërsa në motiv të këtij inicimi thuhet se Koci i fyeu dhe i kërcënoi gjyqtarët, madje duke i thënë njërit prej tyre se: “Nëse nuk fitojmë ti nuk del i gjallë nga Skenderaj“.

Mirëpo, Koci, në reagimin e tij ekskluziv për “Gazeta Express” e ka treguar versionin e tij, duke zbuluar krejt çka ndodhi në ndeshjen e fundjavës.

Ai insiston se nuk është person që bën fyerje dhe kërcënime, ndërsa ka paralajmëruar edhe padi ndaj delegatit ose gjyqtarit, varësisht se cili e ka paraqitur në raport këtë deklaratë të pretenduar të Kocit.

“Gjatë ndeshjes e kam parë që ndoshta e kam tepruar me reagimin tim dhe jam ndëshkuar me karton të kuq, gjë të cilën e kam pranuar dhe kam dalë nga fusha.”

“Sa u përket aludimeve për kërcënime dhe gjëra të tjera, këto nuk kanë ndodhur asnjëra. Do të thotë, fjalia që e ka potencuar gjyqtari ose delegati, se nuk dihet akoma se kush e ka raportuar te Federata, nuk ekziston ajo fjali, unë s’e kam thënë atë fjali.”

“Por, ata e kanë dërguar si një kërcënim kinse ndaj gjyqtarëve, sepse policia dhe njëherësh njësia speciale, e cila në çdo ndeshje të Superligës, që i sigurojnë gjyqtarët, kanë qenë vazhdimisht me neve dhe me gjyqtarët.”

“Unë personalisht kam pasur reagime në raport me dy situata që kanë qenë: një indirekt dhe një karton i kuq i pretenduar nga ana e jonë. Kjo ka qenë çka kam diskutuar me gjyqtarin e VAR-it, Genc Nuza, asnjëherë nuk i jam drejtuar gjyqtarit kryesor mes pjesëve.”

“Pra, është një gënjeshtër e madhe të thuhet se unë i kam kërcënuar ata. Njësia speciale ka qenë vazhdimisht aty dhe asnjëherë nuk na kanë lënë të futemi në dhomat e zhveshjes ku janë futur gjyqtarët, ata kanë qëndruar të qetë mes pjesëve, s’kanë pasur asnjë lloj problemi.”

“Për këtë shpifje dhe për këtë raport të rrejshëm që ia kanë dërguar Federatës së Futbollit të Kosovës që unë kam kërcënuar në atë formë, unë e kam angazhuar avokatin dhe jemi duke i filluar procedurat për me padit delegatin e ndeshjes dhe gjyqtarin sepse nuk e di se cili nga ta e ka raportuar këtë thënie që: ‘Nëse nuk fitojmë nuk del i gjallë’, sepse loja është kryer baras, gjyqtari është në shtëpi.”

“Unë nuk jam natyrë që kërcënoj, gjithmonë e kam kërkuar vetëm të drejtën që i takon klubit, asnjëherë nuk i kam kërcënuar dhe as ofenduar gjyqtarët, jo vetëm në këtë ndeshje, por në asnjë ndeshje.” /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement