Natë e paharrueshme për Valverden, flet heroi i Realit - Gazeta Express
string(53) "nate-e-paharrueshme-per-valverden-flet-heroi-i-realit"

Futboll

Gazeta Express

11/03/2026 23:55

Natë e paharrueshme për Valverden, flet heroi i Realit

Futboll

Gazeta Express

11/03/2026 23:55

Një mbrëmje për t’u mbajtur mend për Federico Valverden.

Mesfushori uruguaian ishte protagonisti absolut në fitoren e Real Madridit ndaj Manchester Cityt, duke realizuar një tregolësh spektakolar që ia dha suksesin skuadrës madrilene.

Pas ndeshjes, lojtari i Real Madridit nuk e fshehu entuziazmin për performancën e tij dhe për rezultatin e skuadrës, shkruan “Gazeta Express”.

“Kishte shumë kohë që nuk argëtohesha kështu në fushë. Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme për ne”, u shpreh ai pas takimit.

Valverde theksoi se skuadra kishte nevojë për një performancë të tillë në një ndeshje kaq të rëndësishme.

Mesfushori uruguaian ishte vendimtar me tre gola që e vulosën një mbrëmje perfekte për madrilenët dhe i vendosën ata në një pozicion shumë të favorshëm në përballjen evropiane ndaj “Citizens”, në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Championsit.

Lojtari shtoi gjithashtu se merita i takon gjithë ekipit për mënyrën se si u përballën me një kundërshtar të fortë si Manchester City.

“Kur luan kundër një skuadre të tillë duhet ta japësh maksimumin. Ne e bëmë këtë dhe u shpërblyem”, theksoi tutje ai.

Falë kësaj paraqitjeje të jashtëzakonshme, Valverde u bë një nga figurat kryesore të mbrëmjes në Champions League, duke e udhëhequr Real Madridin drejt një fitoreje të rëndësishme kundër kampionëve anglezë dhe duke i afruar “Mbretërit” me çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement