Një kardiolog ka paralajmëruar se një ushqim shumë i pëlqyer mund të rrisë tensionin e gjakut, edhe pse shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për këtë.
Dr. Nicole Harkin, kardiologe e certifikuar në mjekësinë interne, kardiologji, ekokardiografi dhe lipidologji klinike, ka përmendur pesë faktorë “të papritur” që mund të shkaktojnë rritje të presionit të gjakut. Në këtë listë është përfshirë edhe një ëmbëlsirë e njohur: likoricia e zezë.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ajo tregoi se konsumimi i sasive të mëdha të likoricies së zezë mund të ndikojë në rritjen e tensionit.
Ajo solli edhe një shembull nga praktika e saj mjekësore: një paciente filloi të kishte probleme të reja me tensionin e gjakut për shkak të konsumimit të shpeshtë të kësaj ëmbëlsire. Problemi u zgjidh pasi ajo ndaloi së ngrëni likoricie.
Pse mund të ndikojë në tension
Sipas mjekes, presioni i gjakut ndikohet nga disa faktorë kryesorë si:
dieta
aktiviteti fizik
mosha
faktorët gjenetikë
Megjithatë, ekzistojnë edhe elementë të tjerë më pak të njohur që mund ta rrisin atë. Në mesin e tyre përfshihen:
disa lloje medikamentesh
çrregullimet e tiroides
apnea obstruktive e gjumit
konsumimi i tepërt i alkoolit.
Paralajmërimi i ekspertëve të zemrës
Edhe ekspertët e shëndetit të zemrës paralajmërojnë për konsumimin e tepërt të likoricies së zezë. Sipas dietologëve, një sasi e vogël e konsumuar herë pas here zakonisht nuk paraqet problem.
Megjithatë, konsumimi i rregullt i sasive të mëdha ose edhe mesatare mund të shkaktojë efekte negative, veçanërisht tek personat:
@nicoleharkinmd While diet, physical activity, age, and genetics are the major players for our blood pressure, there are a number of other things that can raise blood pressure that are good to be aware of 💊 medications – common ones include birth control, chronic high dose NSAIDS (Ibuprofen, Advil, etc), steroids, decongestants, stimulants, and some weight loss medications. You can discuss with your doctor if any of your medicines might be contributing 🦋 thyroid disorders 😴 obstructive sleep apnea – symptoms include snoring, gasping for air at night, morning headaches, and feeling exhausted despite “a good night of sleep” 🍷 excessive alcohol intake – anything more than 1 drink/night 🍬 black licorice – fun fact, I actually had one patient who had new blood pressure issues from her new found obsession with black licorice. It resolved when I figured it out and had her stop eating it! ☕️ And for all of you coffee drinkers, studies have shown that in habitual coffee drinkers, a few mugs a day does *not* raise blood pressure. Phew. As always, discuss any specifics with your doctor #heartdisease #heartdiseaseawareness #heartdiseaseprevention #heartattack #hearthealth #hearthealthy #hearthealthydiet #cardiology #cardiologist #womeninmedicine #doctorsoftiktok #womenshearthealth #plantbased #highcholesterol #bloodpressure #heartattackprevention #hearthealthyfood #preventioniskey #healthscreening #preventionworks #eatmoreplants #eattherainbow #eatyourveggies #plantpowered #wfpb #plantbaseddiet #fyp #viral ♬ original sound – Nicole Harkin, MD
mbi 40 vjeç
me histori të sëmundjeve kardiovaskulare
me tension të lartë.
Substanca që shkakton efektin
Efekti lidhet me një përbërës të quajtur glycyrrhizin, që gjendet në rrënjën e likoricies. Kjo substancë është shumë më e ëmbël se sheqeri dhe mund të ndikojë në balancën e kaliumit dhe natriumit në trup, të cilat janë thelbësore për rregullimin e lëngjeve në organizëm.
Konsumimi i tepërt mund të shkaktojë:
mbajtje të lëngjeve në trup
dobësi muskulore
rritje të presionit të gjakut.
Efekti zakonisht është i përkohshëm
Ekspertët theksojnë se nëse likoricia shkakton këto probleme, ndalimi i konsumimit zakonisht e rikthen balancën e organizmit në normalitet. Nivelet e natriumit, kaliumit dhe lëngjeve në trup priren të stabilizohen pasi ndërpritet konsumimi.
Megjithatë, nëse një person përjeton simptoma që mund të lidhen me këtë ushqim, është e rëndësishme të konsultohet me mjekun, për të përjashtuar shkaqe të tjera të mundshme.
Një problem i zakonshëm
Tensioni i lartë i gjakut shpesh nuk shkakton simptoma të dukshme, por është shumë i përhapur, sidomos tek të rriturit dhe të moshuarit. Për këtë arsye, kontrolli i rregullt mjekësor është i rëndësishëm për zbulimin dhe menaxhimin në kohë të këtij problemi. /GazetaExpress/
Rrjeti i pikave të Shell në Kosovë ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, pas kalimit në pronësi...