Grupi i hakerave iranianë marrin përgjegjësinë për sulmin kibernetik ndaj një kompanie amerikane të teknologjisë mjekësore - Gazeta Express
string(122) "grupi-i-hakerave-iraniane-marrin-pergjegjesine-per-sulmin-kibernetik-ndaj-nje-kompanie-amerikane-te-teknologjise-mjekesore"

Lajme

Gazeta Express

11/03/2026 18:45

Grupi i hakerave iranianë marrin përgjegjësinë për sulmin kibernetik ndaj një kompanie amerikane të teknologjisë mjekësore

Lajme

Gazeta Express

11/03/2026 18:45

Një grup hakerësh iranianë ka marrë përgjegjësinë për një sulm të gjerë kibernetik ndaj kompanisë amerikane të teknologjisë mjekësore Stryker, duke pretenduar se ka shkatërruar më shumë se 200 mijë sisteme dhe ka nxjerrë rreth 50 terabajt të dhëna.

Në një deklaratë, grupi i quajtur “Handala” tha se operacioni ishte një hakmarrje për sulmet ushtarake kundër Iranit.

“Operacioni ynë i madh kibernetik u krye me sukses të plotë”, thuhet në deklaratë, ku sulmi përshkruhet si përgjigje ndaj asaj që grupi e quan “sulmi i dhunshëm ndaj një shkolle në Minab” dhe ndaj “sulmeve të vazhdueshme kibernetike kundër infrastrukturës së Boshtit të Rezistencës”.

Hakerët pretendojnë se kanë bllokuar zyrat e kompanisë Stryker në 79 vende dhe se të gjitha të dhënat e marra “tashmë janë në duart e popujve të lirë të botës”, ka transmetuar Panorama.

Në deklaratë jepet edhe një paralajmërim për ata që grupi i quan “liderë sionistë dhe lobet e tyre”, duke shtuar se “ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri në luftën kibernetike”.

Kompania Stryker, me seli në Kalamazoo të Miçiganit, është një nga gjigantët globalë në fushën e pajisjeve mjekësore. Ajo ka rreth 56 mijë punonjës dhe të ardhura që arritën në 25.12 miliardë dollarë në vitin 2025, duke prodhuar pajisje të ndryshme, nga implantet ortopedike dhe instrumentet kirurgjikale deri te shtretërit spitalorë dhe sistemet robotike për kirurgji.

Megjithatë, deri tani pretendimet e grupit të hakerëve nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Advertisement
Advertisement
Advertisement