Në Katar rikthehet futbolli: Kohë të vështira, por jetojmë në një nga shtetet më të sigurta - Gazeta Express
string(89) "ne-katar-rikthehet-futbolli-kohe-te-veshtira-por-jetojme-ne-nje-nga-shtetet-me-te-sigurta"

Futboll

Gazeta Express

11/03/2026 18:16

Në Katar rikthehet futbolli: Kohë të vështira, por jetojmë në një nga shtetet më të sigurta

Futboll

Gazeta Express

11/03/2026 18:16

Pas rreth dy javësh ndërprerje për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme dhe bombardimeve iraniane që i kanë goditur disa vende të Gjirit, futbolli në Katar është gati të rifillojë.

Kampionati kombëtar, Qatar Stars League, do të rikthehet këtë të enjte me masa të rrepta sigurie për ta garantuar zhvillimin normal të ndeshjeve, shkruan “Tuttomercatoweb”, përcjell “Gazeta Express”.

Ndërsa në Evropë vëmendja e tifozëve është e përqendruar te ndeshjet e Champions League, në Doha prioritetet kanë qenë të tjera gjatë javëve të fundit.

Konflikti në rajon dhe sulmet me raketa kanë pasur ndikim edhe në futbollin lokal.

Madje edhe presidenti i Paris Saint‑Germain, Nasser Al‑Khelaïfi, ka mbetur i bllokuar në kryeqytetin e Katarit për shkak të situatës dhe nuk mund të udhëtojë për ta ndjekur ndeshjen e klubit të tij kundër Chelseat.

Pas pauzës së detyruar, kampionati do të rifillojë me javën e 18-të, e cila ishte planifikuar fillimisht për 5 mars, por u shty për arsye sigurie.

Programi i ri përfshin tri ndeshje: Al‑Sailiya – Al‑Duhail, Al‑Wakrah – Al‑Shamal dhe Qatar SC – Al‑Gharafa.

Rifillimi i garës është bërë i mundur falë një protokolli të veçantë sigurie të hartuar në bashkëpunim me autoritetet e vendit.

Drejtori i përgjithshëm i ligës, Hani Ballan, theksoi se situata ka qenë e pazakontë për vendin.

“Janë kohë të vështira dhe pa precedent për shtetin tonë, por jemi mirënjohës që jetojmë në një nga vendet më të sigurta në botë, me sisteme solide për të na mbrojtur.”

Ai shtoi se siguria e lojtarëve, trajnerëve, stafit mjekësor dhe të gjithë personelit mbetet prioritet absolut.

Me gjithë tensionet në rajon dhe ndikimin që ato e kanë pasur edhe në trafikun ajror në Gjirin Persik, rifillimi i kampionatit shihet si një hap i rëndësishëm drejt kthimit gradual të normalitetit në sportin e Katarit. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement