"Me Kurtin…kuku mos e preni se m'tranojnë drenicaktë" - Momenti epik i Elena Ukës në Kosova Live - Gazeta Express
string(90) "me-kurtinkuku-mos-e-preni-se-mtranojne-drenicakte-momenti-epik-i-elena-ukes-ne-kosova-live"

Lajme

Gazeta Express

11/03/2026 15:37

“Me Kurtin…kuku mos e preni se m’tranojnë drenicaktë” – Momenti epik i Elena Ukës në Kosova Live

Lajme

Gazeta Express

11/03/2026 15:37

Aktivistja Elena Uka ka krijuar një moment të qesharak gjatë emisionit Kosova Live në T7 teksa po diskutohej për situatën politike në vend dhe raportet e tensionuara mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.

Uka, e cila njihet për kritikat e saj të vazhdueshme ndaj Kurtit dhe politikave të tij, tha se nëse do të duhej të zgjidhte mes këtyre dy figurave politike, do ta zgjidhte Kurtin.

Megjithatë, kjo deklaratë u shndërrua shpejt në një moment qesharak në studio. Menjëherë pasi e tha, Uka kërkoi që ajo pjesë të mos transmetohej.

“Kuku… mos e preni këtë pjesë se më tranojnë drenicakët”, u shpreh ajo me humor, duke iu referuar reagimeve të mundshme nga qytetarët e rajonit të Drenicës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement