Bayerni e kryen punën në ndeshjen e parë, fiton thellë ndaj Atalantas - Gazeta Express
string(68) "bayerni-e-kryen-punen-ne-ndeshjen-e-pare-fiton-thelle-ndaj-atalantas"

Futboll

Gazeta Express

10/03/2026 23:01

Bayerni e kryen punën në ndeshjen e parë, fiton thellë ndaj Atalantas

Futboll

Gazeta Express

10/03/2026 23:01

Bayern Munich e ka kryer dilemën e çerekfinalistit të parë qysh në ndeshjen e parë në Itali.

Bavarezët triumfuan thellë 1:6 ndaj Atalantas, në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Stanisic kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 12-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Olise dyfishoi epërsinë në minutën e 22-të, kurse Gnabry shënoi për 0:3 tre minuta më vonë.

Nicolas Jackson shënoi për 0:4 në minutën e 52-të.

Spektakli i mysafirëve vazhdoi me Olise që shënoi golin e dytë personal në minutën e 64-të, kurse Musiala realizoi për 0:6 tre minuta më pas.

Pasalic e shënoi golin e nderit në minutën e tretë shtesë.

Ndeshja e kthimit zhvillohet të mërkurën tjetër në “Allianz Arena”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement