Laurent Xhylani është zgjedhur futbollisti më i mirë i javës në Superligën e futbollit.
Futbollisti ofanziv shkëlqeu në fitoren e Malishevës ndaj Prishtinës, 3:0 duke i realizuar dy gola për vendësit, në njërën prej ndeshjeve kryesore të xhiros së 23-të.

Pasi mori këtë çmim, Xhylani u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës:
Ka qenë një ndeshje e vështirë, të cilën e kemi përgatitur shumë mirë, duke i analizuar të gjitha pikat e forta dhe të dobëta të FC Prishtinës dhe në fund arritëm një fitore të rëndësishme. Në ekip kemi një atmosferë shumë të mirë, sidomos me ardhjen e stafit të trajnerëve. Vazhdojmë të kemi të njëjtin synim: daljen në Evropë apo titullin kampion. Jam shumë i gëzuar për këtë çmim, i falënderoj bashkëlojtarët e mi dhe këtë çmim ia dedikoj nënës time.” tha ai për faqen zyrtare të FFK-së. /Gazeta Express
