Muriqi përfshihet në ekipin ideal të javës në La Liga - Gazeta Express
string(53) "muriqi-perfshihet-ne-ekipin-ideal-te-javes-ne-la-liga"

Sport

Gazeta Express

10/03/2026 10:11

Muriqi përfshihet në ekipin ideal të javës në La Liga

Sport

Gazeta Express

10/03/2026 10:11

Vedat Muriqi e pati një fundjavë fantastike në nivelin personal.

Ylli kosovar i realizoi dy gola për Mallorcën, të cilat fatkeqësisht në fund ia siguruan vetëm një pikë ekipit ishullor në barazimin 2:2 me Osasunan.

Sidoqoftë, paraqitja e “Piratit” nga Kosova është vlerësuar lartë nga faqja e specializuar Sofascore.

32-vjeçari është përfshirë në ekipin ideal të javës së 27-të të La Ligas, shkruan “Gazeta Express”.

Madje, prizrenasi është vlerësuar me notë mjaft të lartë, 8,6, ndërsa e përbën sulmin bashkë me Budimir e Boye.

Muriqi ia siguroi epërsinë e dyfishtë Mallorcas, por që ekipi i tij nuk diti ta ruante atë.

Ish-futbollisti i Rizesporit, Fenerbahçes e Lazios e ka arritur formën kulmore.

Ai i ka realizuar 18 gola në La Liga në këtë sezon, një rekord absolut për të.

Muriqi gjendet në vendin e dytë në listën e golashënuesve, 5 gola larg liderit, Kylian Mbappe në garën për “Pichichi”.

Vedati e kaloi rekordin e Samuel Eto’o për gola të shënuar brenda një sezoni në La Liga me Mallorcan pasi kamerunasi i kishte realizuar 17 sosh.

Në total, gjiganti i sulmit i ka realizuar 52 gola me Mallorcan dhe gjendet veç dy gola larg legjendarit Eto’o, i cili i kishte shënuar 54 me këtë klub.

Një rekord që mund ta thyejë qysh këtë sezon, nëse vazhdon me formë të njëjtë. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement