Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka publikuar këtë të hënë raportin për vitin 2025. Në pjesën ku flitet për bllokimin e valutave të kriptomonedhave thuhet se janë bllokuar mbi 45 milionë euro pasuri dhe kriptomonedha.
Sipas raportit, thuhet se Prokuroria e Posaçme ka ndërmarrë gjatë vitit 2025, masa konkrete për rritjen e rolit aktiv të prokurorit, permirësimin e cilësisë së hetimeve dhe forcimin e ndjekjes penale per veprat penale më shgetësuese për rendin dhe sigurin publike.
Sa i përketë pastrimit të parave, gjatë vitit 2025, vlera totale e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara nga SPAK ishte rreth 45.4 milionë euro, përfshirë edhe kriptovalutat. Hetimet financiare kanë përmirësuar ndjeshëm identifikimin e rrjeteve të pastrimit të parave dhe lidhjet e tyre ndërkombëtare.
Në drejtim të rritjes së hetimeve të nisura kryesisht, nga 294 procedime penale të reja të regjistruara për vitin 2025, 109 procedime janë të regjistruara kryesisht. Kjo e dhënë perfaqeson rreth 37% të totalit të procedimeve të reja për vitin 2025. Kjo vlerë per vitin 2024 ishte në masën 19.8% (65 hetime të nisura kryesisht në 328 procedime penale të reja të regjistruara për vitin 2025). Ky tregues pasqyron një angazhim të shtuar për të mos u kufizuar vetëm në referimet e institucioneve të tjera, por për te ushtruar një rol proaktiv ne identifikimin dhe ndjekjen e veprave penale.
Sa i përket luftës kundër korrupsionit, veçanërisht në nivele te larta, gjatë vitit 2025, janë hetuar nga SPAK (procedime të mbartura dhe të regjistruara rishtazi) 27 procedime penale me 30 persona nën hetim/të pandehur, të cilët janë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të nivelit të lartë. Hetimet në këto çështje janë zhvilluar duke ndjekur standarde profesionale dhe duke synuar dërgimin për giykim te rasteve të mbështetura ne prova të plota dhe solide.
Sa i përket hetimeve financiare, Prokuroria e Posaçme ka konsoliduar praktikën e kryerjes së hetimit financiar krahas kryerjes së hetimit penal. Gjatë vitit 2025, pranë Prokurorisë së Posaçme janë regjistruar 13 procedime pasurore dhe janë trajtuar 18 referime pasurore, ndaj subjekteve që bien në fushën e zbatimit të ligjit nr. 10192, datë 3.12.2009, për masat parandaluese kundër pasurise.