Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se në takimin e së premtes me ambasadorët e QUINT-it nuk është diskutuar situata e fundit politike.
Ai tha se ky takim ka qenë i dakorduar më herët, raporton KosovaPress.
“Nuk ka pas te bëjë me atë temë fare. Ka qenë një takim i cili ka qenë i dakorduar më herët”, tha ai.
Këto komente kryeministri Kurti i bëri pas aktivitetit për shënimin e 8 marsit.