Vushtrria e fiton derbin e madh ndaj Lirisë - Gazeta Express
string(43) "vushtrria-e-fiton-derbin-e-madh-ndaj-lirise"

Futboll

Gazeta Express

08/03/2026 15:06

Vushtrria e fiton derbin e madh ndaj Lirisë

Futboll

Gazeta Express

08/03/2026 15:06

KF Vushtrria ka fituar derbin e madh të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Vushtrriasit triumfuan minimalisht 0:1 në udhëtim ndaj Lirisë në Prizren, në një përballje mes dy skuadrave që synojnë inkuadrimin në Superligë edicionin e ardhshëm.

Ndeshja u zhvillua para një numri shumë të madh tifozësh të pranishëm në stadium në Prizren, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 62-të nga Urim Statovci, i cili i siguroi tri pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Vushtrrisë.

Me këtë fitore, Vushtrria merr kryesimin në tabelë me 50 pikë në vendin e parë, ndërsa Liria mbetet përkohësisht në vendin e katërt me 45 pikë. ⚽

Advertisement
Advertisement
Advertisement