SONO konfirmon “Adriatique presents X” në Prishtina Mall.
Një nga konceptet më të njohura të muzikës elektronike vjen për herë të parë në Kosovë. Më 11 Korrik 2026, SONO sjell në Prishtinë “Adriatique presents X”, projektin ekskluziv të dyshes zvicerane Adriatique.
Eventi do të mbahet në Prishtina Mall, nga ora 18:00 deri në 06:00, në një format të zgjeruar 12 orësh që pritet të tërheqë publik nga i gjithë rajoni.
SONO tashmë është konsoliduar si një nga organizatorët më ambiciozë në skenën rajonale, duke sjellë produksione të mëdha dhe emra të njohur ndërkombëtarë në Tiranë dhe më gjerë. Pas mbrëmjeve të shumë perfoluraë që patën në Shqipëri me artistë ndërkombëtarë si Keinemusik, Bedouin, WhoMadeWho, Shimza etj këtë verë po vijne edhe në Prishtinë, me një nga konceptet më të kërkuara aktualisht në skenën globale.
“X” është koncept i ndërtuar rreth identitetit të qartë artistik të Adriatique, me fokus në përzgjedhjen e kujdesshme të lineup-it gjatë gjithë natës. Përveç Adriatique, në Prishtinë do të performojnë edhe 5 artistë të tjerë që do të shpallen së shpejti.
Ky event konsiderohet një nga organizimet më të mëdha të muzikës elektronike të planifikuara për vitin 2026 në Kosovë.
Detajet e eventit:
11 Korrik 2026
Prishtina Mall, Prishtinë
18:00 – 06:00
Lineup: Adriatique + 5 TBA
Një datë që tashmë është shënuar në kalendarin e verës 2026.
Tickets: sono.international
Detaje, KËTU