Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i cili mbijetoi falë gjuhës shqipe - Gazeta Express
string(87) "osmani-7-marsi-eshte-festa-e-shpirtit-te-kombit-tone-i-cili-mbijetoi-fale-gjuhes-shqipe"

Lajme

Gazeta Express

07/03/2026 12:46

Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i cili mbijetoi falë gjuhës shqipe

Lajme

Gazeta Express

07/03/2026 12:46

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar sot Ditën e Mësuesit, duke thënë se në kohë përndjekjesh, mësuesit shqiptarë nuk u dorëzuan dhe e mbajtën gjallë gjuhën, librin dhe ëndrrën e një kombi që donte të jetonte i lirë.

“7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i cili mbijetoi falë gjuhës shqipe. Shkolla shqipe ishte akt qëndrese, në shtëpi, në bodrume e në kushte sakrifice. Nga banka e parë e shkollës deri te universitetet, është i njëjti mision, të rrisim breza që e duan gjuhën, atdheun dhe lirinë. Prandaj, 7 Marsi është një ditë mirënjohjeje dhe respekti për çdo mësues që, përmes dijes dhe përkushtimit edukon brezat dhe forcon themelet e shtetit. Urime 7 Marsi të gjithë mësuesve!”, ka shkruar Osmani.

Advertisement
Advertisement
Advertisement