Kërquki e pyet pse VV po shqetësohet prej dekretit të presidentes, kur vetë e krijuat këtë situatë?, Ministri i Financave përgjigjet në Pressing - Gazeta Express
string(142) "kerquki0-e-pyet-pse-vv-po-shqetesohet-prej-dekretit-te-presidentes-kur-vete-e-krijuat-kete-situate-ministri-i-financave-pergjigjet-ne-pressing"

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 21:08

Kërquki e pyet pse VV po shqetësohet prej dekretit të presidentes, kur vetë e krijuat këtë situatë?, Ministri i Financave përgjigjet në Pressing

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 21:08

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ftuar në Pressing në T7 është duke u deklaruar për dekretin e presidentes Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit.

Gjatë emisionit, moderatori i emisionit, gazetari Leonard Kerquki ka pyetur Muratin se ‘’pse po shqetësohet’’ VV’ja me dekretin e Osmanit, përderisa VV’ja e ‘’ka sjell këtë situatë’’, duke kujtuar një deklaratë të liderit të VV’së, Albin Kurtit, i cili pak pas zgjedhjeve kishte thënë se ‘’ndoshta po shkojmë në zgjedhje’’.

Pyetjes së Kerqukit i është përgjigjur Murati duke thënë se me dekretin e Osmanit po bëhet ‘’tejkalim i kompetencave’’.

‘‘Jemi të shqetësuar sepse, me këtë dekret kundërkushtetues, që është tejkalim i kompetencave të përshkruara në Kushtetutë, po shkaktohet një krizë artificiale. Në një situatë ku ke parlament funksional, ku ke qeveri funksionale, ke edhe president madje funksional, me mandat edhe një muaj, por pas një muaj prapë nuk ka vakum institucional, në një situatë të tillë po e vendos një dekret dhe po thu ‘’unë e shpërndaj Kuvendin, qeverinë e bëjë në detyrë, edhe presidenti ndoshta edhe s’mundet me u zgjedh, po shkojna në zgjedhje’’, është përgjigjur Murati. /Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement