Presidenca reagon pas akuzave të Kurtit ndaj Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit: Ka kryer detyrim Kushtetues, jo dëshirë - Gazeta Express
string(119) "presidenca-reagon-pas-akuzave-te-kurtit-ndaj-osmanit-per-shperndarjen-e-kuvendit-ka-kryer-detyrim-kushtetues-jo-deshire"

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 19:10

Presidenca reagon pas akuzave të Kurtit ndaj Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit: Ka kryer detyrim Kushtetues, jo dëshirë

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 19:10

Learta Hollaj nga presidenca, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani, me nxjerrjen e dekretit për shpërndarjen e Kuvendit, e ka zbatuar atë që Kushtetuta e kërkon, dhe se, e ka kryer një detyrim kushtetues.

Hollaj, në reagimin e saj ndaj kritikave të bëra nga kryeministri Albin Kurti, ka thënë edhe se, ‘’është turp’’ të akuzohet Osmani për ‘’verbërim pushtetit, monarki’’,  dhe se, vetë Osmani është shprehur se e mirëpret dërgimin e dekreti në Kushtetuese, përcjell Express.

Postimi:

Presidentja zbatoi atë që Kushtetuta kërkon. Pra, kreu një detyrim kushtetues e jo një dëshirë. Ajo do ta shkelte Kushtetutën sikur mos ta nxirrte një dekret të tillë.

Ta akuzosh atë për verbërim pushteti, monarki, arbitraritet e lloj-lloj fyerjesh që është turp t’i përmendim këtu, tregon se nuk keni as tolerancë minimale për njerëzit që thjesht mund të kenë interpretim ndryshe të Kushtetutës nga ai i juaji. Presidentja vetë ka thënë se e mirëpret dërgimin e këtij dekreti në Gjykatën Kushtetuese dhe se çfarëdo vendimi do ta respektojë.

Në një republikë, zelli për Kushtetutën është detyrë, jo ambicie.

Advertisement
Advertisement
Advertisement