A i ofroi pozitë ministrore dhe çka nëse Osmani kthehet në LDK- Kurti jep përgjigje në konferencë - Gazeta Express
string(96) "a-i-ofroi-pozite-ministrore-dhe-cka-nese-osmani-kthehet-ne-ldk-kurti-jep-pergjigje-ne-konference"

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 17:01

A i ofroi pozitë ministrore dhe çka nëse Osmani kthehet në LDK- Kurti jep përgjigje në konferencë

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 17:01

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është përgjigjur në pyetjen e gazetares së T7, Blerta Zuka, për atë nëse i ka ofruar presidentes Vjosa Osmani pozitën e ministres dhe nëse i frikësohet fuqisë politike të Vjosa Osmanit nëse ajo kthehet në LDK apo ndonjë parti tjetër, raporton Express.

Kurti ka thënë se me Osmanin ka pasur shumë takime e diskutime, por që i duhet të ruaj konfidencialitetin e tyre.

Kreu i LVV-së ka thënë se s’është koha për diskutime publike politike me Osmanin dhe nëse ajo një ditë kthehet në politikë është çështje tjetër.

 “ Ne jemi takuar me presidenten qindra herë në këto më shumë se pesë vite në situata të ndryshme. Kemi pasur diskutime të panumërta. E ruajmë transparencën ë proceseve, por na duhet ta ruajmë edhe konfidencailitetin e bisedave. Ajo është kryetare e shtetit ku unë jam kryeministër. S’është koha që të bëjë diskutime publike politike me presidenten e vendit. Nëse një ditë, siç është paralajmëruar mund të kthehet në politikë, ajo është situatë tjetër”, ka deklaruar Kurti./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement