Konsultimet e Osmanit me liderë për datën e zgjedhjeve, Kurti: Jam në ekspozitë në ora 13:00, në 19:00 në akademi përkujtimore - Gazeta Express
string(121) "konsultimet-e-osmanit-me-lidere-per-daten-e-zgjedhjeve-kurti-jam-ne-ekspozite-ne-ora-1300-ne-1900-ne-akademi-perkujtimore"

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 12:17

Konsultimet e Osmanit me liderë për datën e zgjedhjeve, Kurti: Jam në ekspozitë në ora 13:00, në 19:00 në akademi përkujtimore

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 12:17

Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar orën 13:00 sot për të takuar liderët partiakë për konsultime për datën e zgjedhjeve pasi nxori dekret për shpërndarjen e Kuvendit.

Derisa krerët e partive opozitare shqiptare konfirmuan se do të jenë pjesë e takimit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, la të nënkuptonte se s’do t’i përgjigjet ftesës së saj, raporton Gazeta Express.

I pyetur nga gazetarët në Prekaz, Kurti iu shmang pyetjes nëse do të merrte pjesë në takim. Pikërisht në orën kur Osmani ka thirrur takimin, ai la të nënkuptojë se do të marrë pjesë në një ngjarje në Kuvend.

“Në ora 13:00 e kemi një ekspozitë në hollin e Kuvendit, pastaj në orën 7 të darkës e kemi edhe akademinë përkujtimore”.

Ai tha se për “të gjitha çështjet e politikes ditore” do të flasë në Prishtinë.

Ndërkaq, shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arberie Nagavci, ka thënë se sot rreth mesditës do të kenë një konferencë për media në Prishtinë për të folur rreth vendimit të presidentes a Osmani për shpërndarjen e Kuvendit dhe për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja.

*Foto në lajm nga arkivi

Advertisement
Advertisement
Advertisement