Takimi me Prattipatin,  Presidenca dërgon njoftim- vetëm aludojnë se është diskutuar çështja e Presidentit - Gazeta Express
string(111) "proceset-kushtetuese-presidenca-jep-detaje-cka-u-fol-ne-takimin-e-osmanit-me-te-ngarkuaren-ne-ambasen-amerikane"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 20:01

Takimi me Prattipatin,  Presidenca dërgon njoftim- vetëm aludojnë se është diskutuar çështja e Presidentit

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 20:01

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, për këtë presidenca ka dhënë detaje.

Gjatë takimit janë trajtuar zhvillimet aktuale në vend, si dhe tema të tjera me interes të përbashkët ndërmjet dy shteteve.

Sipas njoftimit nga Presidenca, në fokus të diskutimeve kanë qenë zhvillimet e fundit politike, me theks të veçantë te rëndësia e përmbylljes së proceseve kushtetuese në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

Osmani ka ripotencuar se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet jetik dhe i pazëvendësueshëm për Republikën e Kosovës, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve.

Sot është dita e fundit kur Kuvendi i Kosovës duhet ta votojë Presidentin/e /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement