“Proces jo-kushtetues, s’e di a marrim pjesë në seancë”, Gruda pas miratimit të amendamenteve për presidentin - Gazeta Express
string(104) "proces-jo-kushtetues-se-di-a-marrim-pjese-ne-seance-gruda-pas-miratimit-te-amendamenteve-per-presidentin"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 19:46

“Proces jo-kushtetues, s’e di a marrim pjesë në seancë”, Gruda pas miratimit të amendamenteve për presidentin

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 19:46

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete, Përparim Gruda, ka thënë se miratimi i ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani për çështjen e zgjedhjes së presidentit është “proces komplet jo-kushtetues”, andaj edhe do ta a shqyrtojnë nëse do do të marrin pjesë në seancë.

“Ky është një proces komplet jokushtetues, prandaj do ta shqyrtojmë se a do të marrim pjesë në seancë për të shkuar për me i dhënë qendrimet tona, por seanca si e tillë është e papranueshme”, tha Gruda.

I pyetur se a kanë ndërruar qëndrim si PDK për votimin e presidentit, ai ka thënë se nuk votojnë “president diktat”.

“Qëndrimi vazhdon të jetë i njëjtë nuk votojnë kandidat partiak të një force politike, se kjo forcë politike ka fituar 50% të votave”, shtoi Gruda.

Advertisement
Advertisement
Advertisement