Llapi e fiton dramën me Malishevën, e kompleton gjysmëfinalen e Kupës - Gazeta Express
string(68) "llapi-e-fiton-dramen-me-malisheven-e-kompleton-gjysmefinalen-e-kupes"

Futboll

Gazeta Express

05/03/2026 16:01

Llapi e fiton dramën me Malishevën, e kompleton gjysmëfinalen e Kupës

Futboll

Gazeta Express

05/03/2026 16:01

Llapi e ka fituar dramën me Malishevën duke e prerë një biletë për në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Loja e rregullt përfundoi 1:1, pas vazhdimeve 2:2, ndërsa llapjanët e fituan duelin e fundit çerekfinal të kësaj gare vetëm përmes penalltive, shkruan “Gazeta Express”.

Dy golat e Mevlan Zekës, një në pjesën e parë dhe një në vazhdime ishin të pamjaftueshme për Malishevën, e cila i jep fund shpresës për ta fituar këtë trofe.

Nga ana tjetër, golat për vendësit i shënuan Besar Musolli në pjesën e dytë dhe Fuad Ajvazi në minutat shtesë të vazhdimeve

Llapjanët iu bashkuan në gjysmëfinale Ballkanit, Dukagjinit dhe Ferizajt. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement