Kurti përmes Zulfajt: Në historinë e Kosovës së pasluftës, pozita kurrë s'ka zgjedhë President të opozitës - Gazeta Express
string(103) "kurti-permes-zulfajt-ne-historine-e-kosoves-se-pasluftes-pozita-kurre-ska-zgjedhe-president-te-opozites"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 15:40

Kurti përmes Zulfajt: Në historinë e Kosovës së pasluftës, pozita kurrë s’ka zgjedhë President të opozitës

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 15:40

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, sot është dita e fundit kur Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedh presidentin e ri. Megjithatë pavarësisht se kanë mbetur edhe disa orë për mbylljen e këtij afati, Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë opozitare s’kanë gjetur rrugë të përbashkët.

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka vendosur që ta propozojë Glauk Konjufcën për president, gjë që ka çuar në një përplasje edhe me presidenten aktuale Vjosa Osmani.

Sot, Kurti përmes këshilltarit të tij Jeton Zulfaj, është kujdesur që të përcjell disa mesazhe.

Zulfaj në disa postime radhazi në profilin e tij ka shkruar rreth historikut politik të Kosovës, presidentët që ka pasur vendi dhe për figurën e Vjosa Osmanit.

Këshilltari i Kurtit ka thënë se në historinë e Kosovës në asnjë rast s’ka pasur president të zgjedhur nga partitë opozitare.

“ Në historinë e pasluftës së Kosovës nuk kemi pasur asnjë rast kur pozita, pra koalicioni qeverisës, ka zgjedhur një president nga opozita.Po ashtu duhet theksuar se në historinë e pasluftës së Kosovës nuk ka pasur kurrë rast kur një subjekt i vetëm fiton gjysmën e elektoratit, siç është rasti me Lëvizjen Vetëvendosje.Kujtojmë se kur presidentë ishin Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaçi, të njëjtat subjekte politike kishin edhe ekzekutivin, pra e kishin pushtetin së bashku”, ka shkruar ai.

Sipas Zulfajt, historikisht të tri pozitat e larta shtetërore i ka pasur koalicioni fitues.

“Madje nuk kemi pse të shkojmë aq larg. Në vitin 2021 koalicioni Vetëvendosje–Guxo kishte edhe qeverinë, edhe kryeparlamentarin, edhe presidencën. Ky është koalicioni që e bëri Vjosën presidente.Vjosa ka qenë gjithmonë figurë partiake. Zërat që thonë se nëse koalicioni qeverisës LVV–GUXO–Alternativa i merr tri pozitat kryesore kemi “pushtet absolut”, janë thjesht përpjekje për ta shtyrë opozitën në gabimin e radhës.Historia na tregon se këto tri pozita, me përjashtim të presidentes Atifete Jahjaga, kanë qenë gjithmonë partiake dhe i ka pasur koalicioni fitues”, ka shtuar ai.

Në fund, Zulfaj ka thënë se Vjosa Osmani nuk është figurë konsensuale meqë karrierën e ka ndërtuar si pjesë e partive politike. Këshilltari i Kurtit ka thënë se pavarësisht se Osmani është figurë e nderuar, Lëvizja Vetëvendosje nuk ia ka borxh ta bëjë president.

“Vjosa sot nuk përfaqëson një subjekt politik, por nuk është figurë konsensuale, pasi karrierën e saj e ka ndërtuar si pjesë e subjekteve politike.Vjosa është figurë e nderuar, ish krye parlamentare dhe presidente dhe e denjë për çdo pozitë, por Vetëvendosje nuk ia ka borxh Vjosës ta bëjë president”, ka përfunduar ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement