Peci i Guxo hesht për presidenten Osmani, rekomandon të pyetet niveli qendror - Gazeta Express
string(76) "peci-i-guxo-hesht-per-presidenten-osmani-rekomandon-te-pyetet-niveli-qendror"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 13:02

Peci i Guxo hesht për presidenten Osmani, rekomandon të pyetet niveli qendror

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 13:02

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, i cili njëherazi është edhe kryetar i partisë Guxo, të themeluar nga Vjosa Osmani, më 2021, nuk ka pranuar të prononcohet për KosovaPress lidhur me situatën e kësaj të fundit lidhur me “ngërçin” e rizgjedhjes si presidente e shtetit.

KosovaPress tentoi, të enjten, të marrë ndonjë përgjigje a koment nga ai në lidhje me mos nominimin e Vjosa Osmanit nga vetëvendosje për kryetare të shtetit. Kjo, e cila është në koalicion edhe me Guxo-në e Pecit, zgjodhi që besimin e saj për pozitën e presidentit t’ia jap Glauk Konjufcës

Peci nuk pranoi të flasë vetë, por, një përgjigje, megjithatë, e dha, nëpërmjet këshilltarit të tij, Shkelëzen Haliti.

“Kryetari flet vetëm për çështjet e komunës, ndërsa për zgjedhjen e presidentes duhet të drejtoheni në nivel qendror”, ka transmetuar ky i fundit qëndrimin e Pecit, për KosovaPress.

Peci ishte njëri nga njerëzit më të afërt të Osmanit, qyshkur kjo u prish me LDK-në, më 2020. Ai ka qenë këshilltar i saj e më pas edhe njëri nga themeluesit e listës GUXO, ndërsa pas largimit të Osmanit nga kjo parti, për shkak të detyrimeve kushtetuese meqë u bë presidente, u bë njëri nga kryetaret e saj, bashkë me Donika Gërvallën, e cila, po ashtu, ka refuzuar sot të deklarohet për çështjen Osmani.

Peci ka qenë ndër kryetarët e rrallë komunalë që u zgjodhën vitin e kaluar, të cilit Osmani i ka shkuar në vizitë zyrtare përuruese.

Sot, është afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e presidentit.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, për të propozuar një kandidat për president nevojiten të paktën 30 nënshkrime deputetësh. Lëvizja Vetëvendosje i ka 57 deputetë, ndërsa asnjë parti tjetër nuk i ka e vetme 30 vota.

Për zgjedhjen e presidentit kërkohen të paktën 80 vota në njërin nga dy rundet e para të votimit, ose 61 vota në rundin e tretë, nga gjithsej 120 deputetë sa ka Kuvendi ndërsa që 80 duhet të qëndrojnë në sallë kur të bëhet ky votim.

Nëse Kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin brenda afateve kushtetuese, vendi përballet me shpërndarje të Kuvendit dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Advertisement
Advertisement
Advertisement